“Festivali i Resë” vijoi mbrëmjen e djeshme në ambientet përpara “Galerisë së Arteve” me një të ftuar speciale.
Për kënaqësinë e publikut, këngëtarja Elhaida Dani performoi pjesë të repertorit të saj.
Kohët e fundit përveçse në Shqipëri, Elhaida aktivitetin e saj artistik po e zhvillon në vendin fqinj Itali.
Pjesë e orkestrës që ka shoqëruar këngëtaren në performancat e saj kanë qenë edhe instrumentistët si Keli Guga saksofon, Gent Shahini piano, dhe Emilian Dhima në perkursion të cilët kanë performuar këngë të përzgjedhura nga ato më të njohurat nga repertori i këngëtares Dani, por edhe këngë të njohura të muzikës ndërkombëtare.
Prezenca e publikut ka qenë e lartë në këtë koncert të veçantë i cili ka krijuar atmosferë festive.