Pas publikimit në mediat e Tiranës së një kontrate ku delegacioni i Bashkimit Europian ka blerë një vilë 1.6 milion euro në një zonë rezidenciale, zyrtarët e Brukselit kanë nisur të shqetësohen.
Inberborg Graessle, kryetare e Komisionit të Kontrollit të Buxhetit në Parlamentin Europian i ka kërkuar llogari shefes së Shërbimit të Jashtëm në BE, Frederica Mogherini.
Letra e eurodeputetes është nisur në 15 shkurt dhe përmban një listë me 11 pyetje të detajuara. Ajo që bie në sy është pyetja numër 9 mbi punësimin nga Vlahutin në delegacionin e BE-së për kushërinjtë e ministrave të qeverisë Rama.
Pyetjet e eurodeputetes për Mogerinin
EEAS (Zyra e Veprimit të Jashtëm në BE) bleu nje rezidence ne zonen e Rolling Hills, në Tiranë. Jemi bërë me dije se cmimi i vilës prej 345 m2 ishte 1.65 ml euro që do të korrespondonin me vlerën 4780 euro për m2.
- A mundet Komisioni ti konfirmojë këto shifra sa më lart?
- Nëse po, cila ishte arsyeja për atë cmim për m2 meqënëse cmimi mesatar për pronë në të njëjtën kategori dhe në të njëjtën zonë, Rolling Hills, duket se varion 1000-2000 euro për m2?
- Cila ishte arsyeja e blerjes së pronës së shtrenjtë në vend që të merrej ajo pronë ose një tjetër me qera?
- A është nisur një procedure prokurimi publik? Sa oferta janë marrë?
- A mund të na informoni mbi datën ekzakte të fillimit të negociatave për pronën e re dhe datën në të cilën është firmosur kontrata e blerjes?
- Kush i drejtoi këto negociata?
- A ka ndonjë hetim të OLAF në proces?
- A mundet ju lutem të listoni numrin e stafit (lëvizjet në staf) nga koha e nisjes (jo zyrtare) të negociatave deri në firmosjen e kontratës së blerjes?
- A është Zyra e Veprimit të Jashtëm në BE në dijeni mbi ndonjë të afërm të anëtarëve të qeverisë shqiptare që punojnë në delegacion?
- Në publik, shohim akuza për korrupsion ndaj një zyrtari të lartë të delegacionit. A mundet të na konfirmoni ndonjë hetim?
- A heton Zyra e Veprimit të Jashtëm të BE bashkë me Komisionin procedurat e rekrutimit?