Dosja në të cilin u arrestua prokurori Edmond Kariqi shtoi rrethin e zyrtarëve të përfshirë në paligjshmëri.
Prokurori u prangos pasi akuzohet se do lironte një trafikant droge kundrejt shumës 2 mijë euro. Por, bashkë me të ra në pranga edhe Emirjan Beu.
Nga përgjimet e këtij të fundit u zbulua edhe afera me ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda.
Emirjan Beu është vëllai i Florida Beut, e cila, sipas hetimeve, do punësohej në shtet nga znj. Voda kundrejt përfitimeve materiale dhe monetare.
Këta të fundit janë biznesmenë nafte si dhe tregtojnë peshk. Po kështu, Florida Beu ka edhe një biznes avokatie.
Ish-zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda po hetohet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” me kërkesë të SPAK.
Ish-zyrtarja akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.