Aktualitet “Telefonin e do Samsung, jo Iphone”, zbardhen përgjimet në dosjen ku është...

“Telefonin e do Samsung, jo Iphone”, zbardhen përgjimet në dosjen ku është përfshirë ish-zv/ministrja e Brendshme

Gjykata e Posaçme lë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-zëvendësministren e Brendshme, Rovena Vodën, Majlinda Hasanin dhe Florida Beun.

Ish-zv.ministrja Voda akuzohet për “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas dosjes, Voda ka marrë përfitime monetare nga shtetaset, Majlinda Hasani dhe Florida Beu, në mënyrë që t’iu gjente një vend punë në administratë.

Mediat kanë zbardhur dosjen e SPAK ku dy shtetaset nën hetim, Florida Beu dhe Majlinda Hasani bisedojnë në lidhje me dhuratat që do t’i japin zëvendësministres në këmbim të vendit të punës. Florida thotë se i ka blerë Rovena Vodës një celular të markës “Samsung”, pasi ajo nuk preferonte “Iphone”.

Sa i takon shumës së dhënë si ryshfet Majlinda thotë se paratë do jepen pasi të emërohen në punë, ndërsa Florida i thotë se duhen dhënë para pasi kur të mbarojë puna zëvendësministrja do thotë: “Do hedhi lumin kjo të q** kalin”

Pjesë nga përgjimet

Më datën 28.02.2020, ora 17:37:04 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Florida: Hej po sikur ti sajojmë ato lekët ne se unë kam këtu gjashtëqind dollar këtu thyejmë i bëjmë lek shqiptare.

Majlinda: Ehe

Florida: Shikojmë njëherë sa bën ai Samsung që tha kjo se aq janë ato te tetëqind, nëntëqind, pse ta marrë me kredi unë, se kismet në fund jave Gerti ishalla me sjell nai një mishe t’i heq vetë unë që t’ja jap këtij.

Majlinda: Prit njëherë.

Florida: T’ja heq se ato për t’u dhonë janë, të rri e qetë pastaj.

Majlinda: Goce prit njëherë ato do jepen kur të fillosh punë të kalosh provimin dhe te emerohesh dakord ë.

Florida: Puna është t’ja japësh para se të mbaroj puna ajo se pastaj thotë do hedhi lumin kjo të q.. kalin.

Majlinda: Jo, jo do ja them unë e di ajo po e thashe une ka vdek ajo punë edhe po se dhe ti e di ajo ja jap nga xhepi im unë.

Florida: A janë për tu dhënë, a do e bëj ajo, ajo do e bëjë që do e bëjë.

Majlinda: Prit njëherë, ta bëjë, nuk jepen të gjitha për njëherë, telefonin për “Tete Mars”, ishte shume tha ajo e dëgjove, e dëgjove dhe për peshkun që i thashë unë peshk deti të shtrenjtë.

Florida: E dëgjova, ai me te vërtetë se një arke që do i cojmë ne do i them vëllait t’ja bej tamam i shkon te treqind mije lek pse ca kujton ti se është lirë.

Më datën 28.02.2020, ora 18:01:41 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Florida: Unë të thashë ty do na duhet mos ta lejmë kështu, he kur të bësh punën se sa i dhamë njëmishen shkoj me vrap ajo atje.

Majlinda: Shume keni dhënë.

Florida: Kështu që prandaj thashë unë.

Majlinda: E… te “Rogner ”

Florida: Telefonin e du Samsung tha ajo nuk dua iPhone, dua këtë.

Majlinda: S’du me Albanën tha.

Florida: Edhe Albanes jo tha vetëm me mua me demek mi jepni mua ato deshet me i dhënë

Albanës. Majlinda: Ne rregull, i thashe une neve ty duam ti japim.

Florida: Ajo e tha troç.

Majlinda: Edhe arkën e peshkut do ja cojmë.

Florida: Po, dy, jo nje.

Nga të dhënat më sipër jepet njoftimi se në datën 26.02.2020, shtetaset nën hetim Florida Beu dhe Majlinda Hasani kanë biseduar me njëra-tjetrën duke thënë se tashmë Rovena përgjigjet menjëherë në telefon, ndërsa më parë përgjigjej pas dy-tre ditësh, se kanë bërë mirë që kanë kryer veprimin e mësipërm, se duhet ta kishin bërë më përpara, se “leku e hedh ujin përpjetë”. Florida Beu ka shpjeguar se ajo paska dashur “dy” dhe jo “nje”.

Në datën 27.02.2020, shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani bisedojnë sërish dhe bien dakort që ti thonë shtetases Rovena Voda se “nuk do ta lejmë me kaq”, se do ti japin edhe një aparat telefoni celular si dhe përfitime të tjera.

Ndërsa në datën 28.02.2020, shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani janë takuar sërish me shtetasen Rovena Voda në institucionin e Ministrisë së Brendshme, konfirmuar ky fakt procesverbalin e vëzhgimit të kryer, si dhe me këqyrjen e dokumentit “libri i hyrjes dhe daljes për qytetarët në institucion”. Takimi është zhvilluar në intervalin kohor 15:50-17:19.

Në datën 06.03.2020, rreth orës 17:16, shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani janë takuar me shtetasen Rovena Voda. Takimi është zhvilluar në lokalin me emrin “Sema”, ndodhur në Durrës.

Në funksion të hetimeve janë administruar pamjet filmike të lokalit të mësipërm dhe është kryer këqyrja e pamjeve filmike të administruara. Nga këqyrja e kryer rezulton se takimi është zhvilluar në intervalin kohor 17:16-17:39.

Në këtë takim shtetasja/ e hetuara Majlinda Hasani nxjerr një kuti nga çanta e shtetases Florida Beu dhe ia jep shtetases Rovena Voda. Shtetasja Majlinda Hasani nxjerr nga kutia një aparat telefoni celular dhe ia tregon shtetases Rovena Voda, e cila e merr në dorë dhe e shikon për disa sekonda. Më pas shtetasja Majlinda Hasani e fut përsëri në kuti aparatin e telefonit celular dhe e vendos kutinë mbi tavolinë.