Franca dhe Greqia nënshkruan një kontratë ushtarake për blerjen nga Athina të tre fregatave në kuadrin e forcimit të partneritet strategjik midis dy vendeve, anëtare të Bashkimit Europian.
Një marrëveshje historike është cilësuar nge liderët e të dy vendeve ajo e nënshkruar mes Francës dhe Greqisë. Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, nënshkruan në Paris një marrëveshje në fushën e mbrojtjes, e cila forcon bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe ndihmon në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të të dy vendeve.
Sipas Macron, marrëveshja është një “një hap i parë i guximshëm drejt autonomisë strategjike europiane”.
Ndërsa Mitsotakis është shprehur në konferencën për shtyp pas ceremonisë së nënshkrimit, se marrëveshja hap rrugën për mbrojtje “autonome” europiane, “e barabartë me fuqinë e saj ekonomike”. Kryeministri grek shtoi se ajo çimenton miqësinë greko-franceze, e cila “tejkalon kuadrin e BE dhe NATO”.
Sipas kreut të qeverisë greke, i cituar nga Kathimerini, marrëveshja me Francën nuk do të ndikojë në Paktin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Ndërsjellë që aktualisht është nën negociata midis Greqisë dhe Shteteve të Bashkuara pas tensioneve midis Parisit dhe Uashingtonit mbi marrëveshjen e nëndetëseve me Australinë.
Marrëveshja parashikon blerjen nga Greqia të tre fregatave të prodhuara në Francë, ndërsa një e katërt mbetet opsionale.
Pas rastit të nëndetëseve bërthamore australiane, që me një krizë diplomatike midis Parisit nga njëra anë, dhe Kanberras, Uashingtonit dhe Londrës nga ana tjetër, Franca rifillon biznesin e eksportit përmes ”Naval Group”.
Franca do t’i shesë për Athinës zyrtare tre fregata të markës “Belharra” me peshë 4 600 tonë dhe 120 metra të gjata, të pajisura edhe me radarë ultramodernë
Presidenti francez e ka hedhur prej kohësh idenë e një force të përbashkët mbrojtëse për Europën, duke u shprehur se NATO është kthyer në një organizëm që i ka vdekur truri.