Bota Goditet në Spanjë rrjeti më i madh i kontrabandës së kokainës në...

Goditet në Spanjë rrjeti më i madh i kontrabandës së kokainës në Europë

Policia spanjolle ka zbuluar atë që besohet se është trafiku më i madh i kokainës në Europë duke arrestuar 61 të dyshuar dhe duke sekuestruar rreth katër tonë kokainë.

Policia konfirmoi sot se 61 personat e ndaluar ishin kryesisht nga Ballkani dhe se, përveç kokainës, u sekuestruan edhe 2,5 tonë marijuanë dhe sasi e madhe parash.

Hetimi u krye nga autoriteti policor evropian, Europol, dhe përfshiu oficerë nga Gjermania, Kroacia, Sllovenia, Serbia, Kolumbia dhe SHBA-ja.

Arrestimet u bënë në qytetet spanjolle të Madridit, Barcelonës, ​​Malagës, Tarragonës, Gironës dhe Valencias.

Trafikantët kontrabanduan sasi të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë dhe e shpërndanë atë në të gjithë kontinentin.

Konfiskimi ndodhi kur një dërgesë prej 1,25 tonësh kokainë, e sjellë në Evropë me anije nga Brazili, mbërriti në Spanjë.

Policia theksoi se ”hetimi ishte i vështirë pasi anëtarët kryesorë të grupit ishin përherë në lëvizje, nuk jetonin askund përgjithmonë dhe udhëtonin shpejt nga një vend në tjetrin”.