Pasi kryeministri Edi Rama prezantoi planin me 3 pika për mbrojtjen nga kriza energjetike, ka ardhur edhe reagimi i kreut të PD, Lulzim Basha, i cili në një postim në Twitter, thotë se kjo është një “krizë” për të fshehur vjedhjen.
“Krizë” për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti”, shkruan Basha në një postim në Twitter.
"Krizë" për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 9, 2021