Drejtori i kanalit Top Channel, ish-deputeti Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i këtij televizioni.
Blushi, përmes një e-maili ka njoftuar stafin e Top Channel per largimin.
“Duke nisur nga sot nuk do jem më në Top Channel. Me bindjen se sot po largohem nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe në krahasim me atë që gjeta para katër vitesh, ju uroj të gjithëve punë të mbarë. Ben Blushi”, shkruhet në e-mail.
Por sipas gazetës Dita, TCH po kalon një periudhe të vështirë financiare dhe ka probleme me borxhet.
Blushi u emërua në krye të këtij televizioni në janar 2018.
Ish-kryeredaktori i Koha Jonë i ’97–s, u rikthye ne media pasi dështoi të fitonte terren politik me partinë e “Libra”, pas shkëputjes nga PS.
Blushi ka qenë dy herë ministër i socialistëve dhe deputet i kësaj partie.
Dorëheqja është shoqëruar me reagime në komunitetin e medias. Gazetari i njohur Sokol Balla, në një postim ne Twitter shkruan: