Të gjitha bizneset që tregtojnë online do të jenë të detyruara që brenda një periudhe 2 javore t’iu japin mundësi klientëve të tyre të kthejnë mbrapsht produktet nëse kanë probleme me cilësinë apo masat në rastet e veshjeve.
Ndryshimet ligjore për blerjet online të miratuara në mbledhjen e qeverisë, parashikojnë dhe krijimin e sigurisë dhe për pagesat.
Për të rritur sigurinë dhe ndaluar abuzimet tatimore me blerjet online është ngritur dhe një task-forcë që gjurmon transaksionet online të këtyre bizneseve.