Donald Veshaj u “kryqëzua” për puthjet me Beatrix, reagon Bora Zemani: Mos e dënoni, as unë nuk po e bëj
Moderatorja Bora Zemani ka “thyer” për herë të parë heshtjen lidhur me marrëdhënien e krijuar mes aktorit Donald Veshajt dhe këngëtares Beatrix Ramosaj.
Me anë të një postimi në “Instastory”, ajo u drejtohet të ndjekësve të saj duke thënë se Donaldi është një njeri si gjithë të tjerët dhe mund të gabojë.
Moderatorja i kërkon fansave të saj të qetësohen dhe të mos gjykojnë mbi veprimet e Donaldit, duke shtuar se aktori mund të bëjë çfarë të bëjë me jetën e tij.
“Ju lutem qetësohuni! Edhe Donaldi është njeri… edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhë rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtën të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij. Por mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni. As unë nuk po e bëj” – shkruan moderatorja.
Ky reagim vjen pasi sot një fans i saji ka shkuar afër shtëpisë së “BB VIP” duke ofenduar Donaldin dhe Beatrix me zë të lartë.
I prekur, Donaldi shkroi më herët në pasqyrë: “Më nxirrni që këtu!”