Situata e Ousmane Dembelesë (sulmuesi francez nuk pranon të rinovojë e për rrjedhojë nuk u grumbullua në sfidën e Kupës së Mbretit ndaj Bilbaos) ka nxitur reagimin e një legjendë të Barcelonës.
Hristo Stoichkov sulmon drejtpërdrejt 24-vjeçarin, pa u lodhur për të gjetur fjalë të moderuara:
“Nëse nuk dëshiron të qëndrosh në Barcelonë, të paktën mos e njollos stemën e klubit. Hiqeni fanellën dhe thuaj: “zotërinj, po iki”.
Ish-futbollisti i Barçës ftoi gjithashtu presidentin, Joan Laporta, që të vazhdojë t’i tregojë derën Dembélésë:
“Zoti Laporta, hapeni derën dhe lëreni të shkojë. Këta njerëz, që nuk i ndjejnë ngjyrat “blaugrana”, duhet të shkojnë. Unë kam djersitur për këtë fanellë dhe e di se çfarë është Barça”.
Përveç kësaj, ai përshëndeti vendimin e Xavi Hernándezit për të mos e thirrur për ndeshjen e fundit në “San Mamés”: “E përgëzoj si trajner që nuk e mori atë, sepse dhoma e zhveshjes meriton respekt. Me 121 vjet histori, klubi ynë dhe simbolet tona meritojnë respekt. I them Dembelesë faleminderit shumë që i mashtrove njerëzit duke besuar se di të luash futboll. Po ta them unë, që kam luajtur në atë pozicion.”