Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 3667 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid 789 qytetarë.
Shumica e rastet të reja janë në Tiranë, 465 të infektuar në 24 orët e fundit.
Në 24 orët e fundit me kanë humbur jetën pesë qytetarë nga Tirana të moshave 59-83 vjeç, një qytetare nga Fieri 78 vjeçe, një qytetar nga Kamza 79 vjeç.
Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa në të gjithë vendin janë 24,081 pacientë aktivë me virus.
Lajmi i mirë është se janë shëruar 1824 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 222,508 që nga fillimi i epidemisë.