Tre persona u prangosën dhe një tjetër u shpall në kërkim për grabitjen e 30 qershorit në Vlorë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga u vunë sot, Vilson Bylaj, 29 vjeç, nga Vlora, Zini Fyraj, 36 vjeç, banues në Vlorë dhe Avdulla Bregu, 29 vjeç, po nga Vlora.
Ndërsa E.A., 32 vjeç, banues në Vlorë, është shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i vjedhjes me armë.
Po sipas policisë, Bylaj dyshohet se është një nga bashkautorët e grabitjes.
I arrestuari Fyraj akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi në banesën e tij u kap Vilson Bylaj.
Kurse, Avdulla Bregu akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kallëzimi i rremë”.
Ngjarja ndodhi më 30 qershor, kur në lagjen “24 Maji”, nën kërcënimin e armës së zjarrit, disa persona i kanë vjedhur, 29-vjeçarit, A.B. 4.000 euro.
Më parë ishte arrestuar në flagrancë edhe Marjo Bregu.