Beniada Nishani është një nga personazhet më të pëlqyer dhe më të komentuar të publikut, për shkak të çiltërsisë dhe natyrës pozitive të saj gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania”.
Gjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Beniada ka rrëfyer edhe disa detaje nga jeta e saj private.
Së fundmi, ajo ka rrëfyer se ka pasur një lidhje prej 7 vjetësh, që kur ka qenë në moshën 16-vjeçare. Ish-i dashuri i saj quhet Mattia De Sciglio dhe është futbollisti i Juventusit, ai ka qenë ish-kapiteni i skuadrës së Milanit gjatë kohës që ka i lidhur me modelen.
“Kam qenë e lidhur me të për 7 vjet dhe pikërisht kur po bëja gati fustanin, vitin e fundit nuk ndjeja më dhe ndaj vendosa të ndahem. Jam e sigurtë që ai po më ndjek ende dhe më do ende…”- ka thënë ajo.
Rikujtojmë se Beniada së fundmi ka kujtuar historinë e parë të dashurisë me një djalë që e pëlqente dhe që puthjen e parë mori guximin t’ia jepte vetë e para.
“Përpara se të ikte, unë i them mbylli sytë. Ai mbyll sytë, unë e përqafoj, i shikoj buzët, i kishte shumë të trasha. Thashë ta puthja, por nuk dija si puthej. I dhashë një puthje dhe ai hapi sytë më tha: vërtet e bëre”- tregoi ajo.