Showbiz Lori Hoxha: Këtë gjë kam bërë për bukurinë, por është e lodhshme

Lori Hoxha: Këtë gjë kam bërë për bukurinë, por është e lodhshme

Blogerja e njohur Lori Hoxha e cila numëron qindra mijëra ndjekës në rrjetin social Instagram, ka dalë sërish live për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre.

Ajo ishte bashkë me të motrën Sara por kjo e fundit nuk preferoi të shfaqej në ekranin e celularit. Gati 2 mijë sy po i ndiqnin motrat Hoxha në kohë reale dhe pyetjet që iu drejtuan Lorit ishin nga më të ndryshmet. Gjithsesi ajo nuk qëndroi gjatë duke i sugjeruar të gjithëve të ndiqnin “The Voice” në “Top Channel”.

“Po e ndiqni “The Voice”? Shihni “The Voice, mos bëni pyetje”, u shpreh Lori. Më tej ndjekësit e pyetën për nipin, vëllain Itan apo edhe për qerpikët. Pyetje të cilave Lori iu përgjigj lehtësisht. “Nipi është për marshalla.

Vëllai do të bëhet futbollist. Qerpikët nuk janë të mitë, sapo i kam bërë. Janë gjëja më e bukur që mund të bëjë njeriu vetëm se është shumë e lodhshme”, tha Hoxha e cila është njëherësh edhe një nga blogeret e modës më të famshme e të suksesshme shqiptare.