Aktualitet Hipi në makinë me dy të panjohur, 35-vjeçarja denoncon: Më përdhunuan

Hipi në makinë me dy të panjohur, 35-vjeçarja denoncon: Më përdhunuan

Një 35-vjeçare i është drejtuar policisë për të bërë një kallëzim për përdhunim.

Policia sqaron se dje në komisariatin numër 3 në kryeqytet u paraqit një e re e cila deklaroi se ishte përdhunuar nga dy persona.

Po sipas saj, 35-vjeçarja L.B., banuese në Tiranë, ka thënë në dëshminë e saj se ka hipur me dëshirë në një mjet me dy persona të cilën nuk i njihte, të cilët kanë udhëtuar jashtë Tiranës dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.