Kryeministri Rama ka akuzuar SPAK-kun se nuk po vepron ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës, veprim ky që është interpretuar si sulm i Ramës ndaj SPAK.
Ndërsa gazetari Blendi Fevziu tha në studion e Euronews Albania se këtë nuk e sheh si sulm, e as si frikë të Ramës ndaj SPAK-ut, por si një lëvizje politike.
“Unë mendoj se është çështje krejtësisht politike. Rama as po kërcënon, e as po e sulmon e as është i trembur nga SPAK-u. Rama po përpiqet të kompleksojë SPAK-un për t’u dhënë atyre si target të mundshëm Sali Berishën dhe Ilir Metën”, u shpreh Fevziu.
Fevziu thotë se meqenëse Berisha dhe Meta do të jenë konkurrentët më të fortë për Ramën në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, atëherë Rama po i godet që të dëmtohen edhe forcat e tyre politike.
“Duke pasur parasysh reagimin e SHBA-ve, shpalljen nën-grata e ka përcaktuar se dy konkurrentët që mund ta dëmtojnë më shumë në zgjedhjet lokale janë Sali Berisha dhe Ilir Meta, kështu që ai e ka nisur fushatën pasi goditja ndaj atyre mund të jetë edhe goditje ndaj forcave politike”, tha ai.
Fevziu për zgjedhjen e presidentit të ri: Rama e ka zgjedhur emrin
Për gazetarin Blendi Fevziu, kryeministri Edi Rama nuk ka interes të zgjedhë një president konsensual. Madje, sipas Fevziut, Rama ai e ka të qartë edhe emrin e presidentit të ri.
Në një intervistë për Euronews Albania, Fevziu e cilësoi mediokre tryezën e fundit politike mes mazhorancës dhe opozitës, ku siç tha diskutohej për çështje datash në vend që të flitej për emra dhe profile.
“Edi Rama nuk ka ndonjë interes për të zgjedhur president me konsensus. Mendoj që Edi Rama ka një ide jo vetëm të karakteristikave, por dhe të emrit të presidentit. Ka një vazhdimisht një degradim në zgjedhjen e presidentit vitet e fundit. Tryeza e fundit mizerabël, pa dozë politike dhe mëse mediokre. Dëgjova deputetët që diskutonin për çështje datash, çdo katër ditë apo 7 ditë. Të gjitha bisedat për presidentin kanë qenë tek emrat. Nuk bëhet tryezë për zgjedhjen e presidentit live në TV. Sapo shfaqen kamerat deputetët bëjnë një teatër politik”, tha Fevziu.
Gazetari tha se PD e ka të domosdoshme të ulet në tavolinë e negociatave nëse flasim për një proces serioz, ndërsa sugjeroi që propozimi të ishte një grua duke qenë se Shqipëria nuk pasur ndonjëherë një presidente grua.