Shërbimet ruse të sigurisë kanë gjetur një alibi për dështimin e ushtrisë së tyre në Ukrainë.
Autoritetet ruse kanë referuar për mediat e Rusisë se veprimet në terren nga ana e ushtrisë ukrainase janë drejtuar nga oficerë britanikë në rezervë. Sipas përfaqësuesve rusë, oficerët britanikë kanë qenë në postkomandat më kritike, në drejtimet operacione kryesore, duke bërë korrigjime të veprimeve të komandës ukrainase.
“Nga fundi i prillit në 6 maj, këta oficerë lëviznin vazhdimisht nga një komandë në tjetrën në Zaporizhia, që është jo larg nga linja e front në Zagradovka”, citon “Sputnik” përfaqësues të sigurisë.
Sipas të njëjtave burime, oficerët britanikë qëndrojnë pas hartave të publikuara nga Instituti për Studimin e Luftës në SHBA, që ka qenë faqja më e referuar në panoramimin e situatës në terren. Të njëjtat burime flasin se kanë qenë oficerë britanikë që kanë drejtuar mbrojtjen e Kievit me nisjen e operacionit rus më 24 shkurt, ku u vendosë në afërsi të shkollës nr.72.
Informacionet në fjalë sugjerohen si një shpjegim se pse ushtria ukrainase po mbrohet kaq mirë.