Aktualitet 32-vjeçari tenton të hyjë me forcë në Kryeministri

32-vjeçari tenton të hyjë me forcë në Kryeministri

Një 32-vjeçar është arrestuar nga forcat e Komisariatit Nr.1 të Policisë së Tiranës pasi tentoi të futej në ambientet e Kryeministrisë.

32-vjeçari Aurel Latifi goditi kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe tentoi të futej brenda Kryeministrisë.

Ai u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për prishje të qetësisë publike.