Bota “Mos të kenë iluzione se do të durojmë”, paralajmërimi i Rusisë nëse...

“Mos të kenë iluzione se do të durojmë”, paralajmërimi i Rusisë nëse Finlanda dhe Suedia futen në NATO

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha të hënën se Finlanda dhe Suedia nuk duhet të kenë iluzione se Moska “do të durojë anëtarësimin e tyre në aleancën ushtarake të NATO-s, duke e quajtur atë një gabim që do të kishte pasoja të gjera”.

Lëvizja nga dy fuqi historikisht neutrale do të ishte një nga ndryshimet më të mëdha në ‘arkitekturën’ e sigurisë së Evropës për dekada, duke reflektuar një ndryshim gjithëpërfshirës në perceptimet në rajonin nordik që kur Rusia dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt.

“Ata nuk duhet të kenë iluzione se ne thjesht do ta durojmë”, shtoi më tej Ryabkov.

NATO dhe Shtetet e Bashkuara thanë të dielën se ishin të bindur se Turqia nuk do të ndalonte anëtarësimin e dy shteteve nordike në aleancën ushtarake perëndimore.

Së fundmi ka ardhur një reagim edhe nga një zëdhënës i Pentagonit, i cili deklaroi Rusia nuk mund të vendosë nëse Suedia dhe Finlanda mund të anëtarësohen në NATO.