Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje liderëve shqiptarë dhe maqedonas në Maqedoninë e Veriut, që të pranojnë propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se pranimi i këtij propozimi hap rrugën për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari,i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas&shqiptarë në MV u them: Pranojeni!”, shkruan Rama në Twitter.