Protesta e opozitës e zhvilluar në bulevardit kryesor ka qenë kryelajmi i mediave në vend.
Gazetat e përditshme thuajse të gjitha e kanë pasur si kryelajm duke dhënë detaje, por dhe duke mbajtur qëndrim.
Ajo që bie ne sy është fakti se gazetat të njohura si mbështetëse të LSI janë treguar euforike.
“Panorama”, “Koha Jonë” dhe “Gazeta Shqiptare” janë hapur thuajse me entuziazmin e Rilindjes Demokratike.
Shkrimi e ka shoqëruar edhe me një koment të Edmond Tupes duke e përshkruar si një sukses të opozitës.
“Gazeta Shqiptare” është hapur me titullin kryesor; “Mijëra në Shesh, Basha: Duam qeveri teknike”. Protesta është paraqitur me detaje duke shprehur dhe një lloj euforie për
pjesëmarrjen.
Në delir ka kaluar gazeta “Koha Jonë” e Nikoll Lesit, e cila njihet si linja zyrtare e LSI, duke e paraqitur protestën si ngjarjen e vitit dhe si një fitore të Bashës.
Tre titujt kryesor të kësaj gazete i janë dedikuar protestës. Në fillim thuhet se tronditet qeveria, më pas jepet deklaratat e Bashës dhe e mbyll Nikoll Lesi me komentin e tij, sikur Rama u kap mat.
Në ekstremin tjetër ka qenë “DITA”, e cila njihet si gazetë që mban krahun e mazhorancës.
Të gjithë titujt e faqes së parë kjo gazetë i ka pasur për protestën duke gjetur elemente që nuk shkuan në tubimin e opozitës.
Titull kryesor i saj kishte të bënte me një editorial që u referohej Sali Berishës duke e cilësuar si “Horri i Bulevardit”, term ky i përdorur nga ish-kryeministri në protestën e opozitës 21 janar 2011.
Titujt e tjerë të kësaj të përditshmeje ishin agresiv ndaj demokratëve, ku nuk mungonte dhe
Izet Haxhia, Romeo Karaj, Arben Duka dhe Sadije Berisha.
Më neutrale ka qenë gazeta Shekulli e cila edhe pse e ka paraqitur protestën thjesht ka bërë një raportim zyrtar, ashtu si dhe agjencia shtetërore e lajmeve. Shqiptarja.com ishte munduar ta pasqyronte si një aktivitet normal, ndërsa gazeta SOT e kishte injoruar totalisht, duke mos i dhënë fare hapësirë në ballinën kryesore.
“American Eye”