Tre inspektorë të forcave “Shqiponja” në Durrës janë pezulluar nga detyra. Ata janë Blerta Gjergji, Harrun Hysenaj dhe Rezart Hajdaraj.
Hetimet ndaj efektivëve janë zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Durrës pas kallëzimit të një qytetari.
“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. K. është shoqëruar më datë 06.11.2021 dhe gjatë kohës që ka qëndruar në dhomat e sigurisë, punonjësit e policisë të mësipërm kanë ushtruar dhunë ndaj tij”, njoftoi AMP.
Më tej thuhet se veprimet arbitrare të policëve evidentohen edhe nga këqyrja e pamjeve filmike të ambienteve të sigurisë së Drejtorisë së Policisë Durrës.