Ekonomi Ulen çmimet e karburanteve

Ulen çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës vendosi ta ulë me 2 lekë çmimin e naftës në vend.

Një litër naftë do të shitet me 238 lekë në pikat e karburanteve në vend, nga 240 lekë që ishte më parë. Ulje ka pësuar edhe çmimi i benzinës. Në pikat e karburanteve një litër benzinë do të tregtohet me 218 lekë nga 221 lekë që ishte më parë.

I pa ndryshuar ka mbetur çmimi i gazit. Ky i fundit do të tregtohet me 81 lekë. Vendimi i ri hyri në fuqi prej orës 18:00.