Aktualitet Humbi jetën duke shpëtuar nga mbytja dy 15-vjeçarët, zbardhet dëshmia e vëllait...

Humbi jetën duke shpëtuar nga mbytja dy 15-vjeçarët, zbardhet dëshmia e vëllait të Anrit

Anri Kashiku

Një ditë më parë një ngjarje tragjike u shënua në Durrës, ku 18-vjeçari Anri Kashikut humbi jetën, pas përpjekjes për të shpëtuar nga mbytje vëllanë e tij më të vogël dhe një tjetër bashkëmoshatar të tij.

Vëllai i Anrit, ka dëshmuar në polici duke treguar se si ndodhi ngjarja e rëndë. Ndër të tjera ai ka thënë se deti ishte i trazuar dhe dallgët nuk i linin që të ktheheshin, e për këtë kanë kërkuar ndihmën e Anrit.

“Shkuam ne det me komshiun qe e kam edhe shok dhe me vellain tim me te madh. Atje kemi edhe shoke te tjere qe punojne tek plazhi, kamariere dhe te çadrat. Une dhe shoku im u futem per t’u lare ne det. Notin e dimë shume mire se shkojme shpesh ne plazh dhe kryesisht aty ne ate zone. Ecem pak thelle sepse aty ne breg ishte deti turbullt. Deti kishte shume dallge. Shkuam disa metra larg, por kur po ktheheshim dallget nuk po na lejonin te dilnim, na terhiqnin ne thellesi. Aty po therrisnim, ndihme-ndihme po s’po na degjonte njeri pasi kishte shume ere te forte. Na pa shoku vellait qe punon te çadrat.

Ne ishim ne gjendje te renduar pasi dallget po na rrembenin dhe po pinim shume uje pasi na zhysnin. Erdhi Igli (roja) me vellain me shpejtesi dhe mbas ture edhe nje pedalone. Na ngjiten larte ne barke dhe pastaj na nxorren ne breg. Ne momentet qe hipem ne barke, po permbytej edhe barka dhe me veshtiresi kemi dale ne breg nga cka mbaj mend. Nderkohe vellai nuk arriti te ngjitej ne barke. Me pas na derguan ne spital. Vone e morem vesh se ishte mbytur vellai. Te gjithe dinim shume mire not se jemi banore te zones dhe e kemi afer detin. Nuk e di si ka mundesi qe vellai ska mundur te dale ne breg”, është shprehur.