Sport Thomas Strakosha piketohet nga Juventusi për të zëvendësuar Bufonin

Thomas Strakosha piketohet nga Juventusi për të zëvendësuar Bufonin

Forma e shkëlqyer që Thomas Strakosha po kalon te skuadra e Lacios, duket se ka zgjuar interesin e drejtuesve të Juventusit. Bardhezinjtë janë në kërkim të një pasardhësi pas pensionimit të Bufonit dhe gardiani shqiptar është një ndër të piketuarit e Marotës.

Ka qenë torinezja “Tuttosport” që në listën me 50 emra që po monitorohen nga drejtuesit juventin, ka zbuluar dhe emrin e shqiptarit.

JA LISTA E PLOTË E FUTBOLLISTËVE TË PIKETUAR

Caldara, Spinazzola, Orsolini, Emre Can, Milinkovic-Savic, Gimenez, de Vrij, Torreira, Ricardo

Pereira, Ghoulam, Meret, Han, Pellegri, Salcedo, Alex Telles, Oblak, N’Zonzi, Fabinho, Rakitic, Fekir, Inaki

Williams, Bellerin, Sidibé, Strootman, Rabiot, Barella, Vrsaljko, Diallo, de Light, Emerson Palmieri, Raphael

Guerreiro, Veltman, Di Maria, Meunier, Koke, Dolberg, Kluivert, Vilhena, Weiser, Issa

Diop, Strakosha, Kepa, Saul, Diakhaby, Grimaldo, Upamecano, Lincoln, Chiesa, Kroos.