Një person është vrarë me thikë të mërkurën në fshatin Gështenjas në Pogradec.
Viktima i identifikuar si Safet Yskollari 65 vjeç ka ndërruar jetë në spital. Policia ka shpallur në kërkim autorin, Fatos Manellari.
“Më datë 07.09.2022, rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas, Pogradec, gjatë një konflikti, shtetasi F. M., 63 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. H., rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore”, sqaron policia.