Një muaj pasi ambasadorët e BE-së dhe OSBE-së trokitën në zyrën e tij dhe i kërkuan miratimin e Reformës Zgjedhore, Lulzim Basha i ka kthyer përgjigjie publiksht diplomatëve Soreca dhe Borschard.
“Më thonë “mirato Kodin Elektoral. I them, “miq të dashur, ua kam thënë dhe anglisht, po ua përsëris edhe në shqip, ç’punë keni me kodin? Po të zbatohet Kodi Elektoral siç është dhe Kodi Penal siç është sot, Vangjush Dako, Tahiri, Balla, Damian Gjiknuri dhe vetë Edi Rama do të ishin para drejtësisë dhe pas hekurave. Nuk është punë kodi dhe letrash, por është çështje zbatimi ligji. Ligji nuk zbatohet se prokuroria është mall i Edi Ramës. Mashë e krimit në rrugë dhe krimit në qeveri”, tha Basha.