Kryesore Basha: Do ul çmimin e energjisë elektrike, 300 lekë për litër!

Basha: Do ul çmimin e energjisë elektrike, 300 lekë për litër!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka dalë nëpër Shqipëri dhe iu premton “parajsën” shqiptarëve, nëse dalin në shesh më 16 shkurt për të rrëzuar Edi Ramën. Por, gjatë një takimi, ai nuk është përmbajtur dhe ka premtuar se do iu ul shqiptarëve çmimin e energjisë elektrike, 300 lekë për litër.

Po po, për litër.

Gafa e Bashës ka sjellë edhe reagimin e Taulant Ballës, që ironizon kreun e PD-së.

“Artisti i SHQUP-it nuk ka turp të premtojë çdo gjë????.

Por kjo shpikja që do ulë edhe çmimin e energjisë elektrike 300 lekë për litër????, nuk ishte dëgjuar????.

Siklet i madh të ka zënë Lulezim, nga njëra anë kryetari i defacto i PD dhe nga ana tjetër kryetari alternativ i opozitës ????.

Vetëm nga sikleti i lëshon edhe këto, se ty s’ta ve re njeri edhe po ia fute kot.

Nejse sa pa të zënë gjumi, nesër kemi Kuvend. Ora 10.00”, shkruan Balla.