Kryesore Në protestë me gomone (FOTO)

Në protestë me gomone (FOTO)

Opozita po zhvillon protestën e saj kombëtare sot në Tiranë. Në protestën e organizuar sot nga opozita nuk kanë munguar pankartat e shumta ku shigjetohet kryeministri Edi Rama.

Por një grup të rinjsh kanë zgjedhur të protestojnë me një mënyrë tepër të veçantë, duke marrë me vete në sheshin para kryeministrisë një gomone me flamurin e Mbretërisë së Bashkuar, si simbol i krizës së emigrantëve shqiptarë që kalojnë La Manshin për të mbërritur në Britaninë e Madhe.

Opozita ka akuzuar disa herë Ramën si përgjegjës për ikjen e shqiptarëve gjatë këtyre viteve. Sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme Britanike, rreth 12 mijë shqiptarë kanë ikur me gomone në Angli këtë vit, një pjesë e madhe meshkuj të rinj.

Të shtunën në Londër mijëra shqiptarë protestuan kundër etiketimeve negative ndaj shqiptarëve. Ndërsa Kryeministri Edi Rama i quajti “ulërima nga një çmendinë” fjalimet e qeveritarëve britanikë.