Tirana ka fituar Superkupën e Shqipërisë me një gol të shënuar në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Bardheblutë ishin më kërkues duke rrezikuar më shumë portës kundërshtare, por goli u shënua nga Erion Hoxhallari vetëm në minutën e 90-të.
Kukësi luajti prej minutës së 28’ me 10 lojtarë pas përjashtimit te Shametit që mori kartonin e dytë të verdhë.
Tirana e ka fituar 11 herë Superkupën e Shqipërisë, ndërsa Kukësi vetëm një herë vitin e kaluar.