Sport Partizani prezanton legjendën braziliane Bebeto, do të jetë këshilltar i Gaz Demit

Partizani prezanton legjendën braziliane Bebeto, do të jetë këshilltar i Gaz Demit

Partizani ka prezantuar në ambientet e klubit paraditen e sotme brazilianin Bebeto.

Ish-lojtari që ka fituar tre herë Kupën e Botës me Kombëtaren e tij do të jetë këshilltar i Presidentit Gazmend Demi, ndërsa do të jetë gjithashtu edhe përfaqësues i të kuqve në Amerikën Latine.

Pas Luçiano Moxhit, i cili do të jetë përfaqësues i klubit në Europë, “demat e kuq” do të kenë përfaqësues edhe në vendin e talenteve siç është Amerika Latine.