Ka zbritur nga kulla e TEC-it 32 vjeçarja në Kuçovë. Policia ,në bashkëpunim me një psikologe ka bërë të mundur bindjen e gruas e cila që prej orës nëntë të mëngjesit ka tentuar të hidhet nga kulla e TEC-it. Kercenon me hedhje nga oxhaku i larte një grua në Kuçovë. Ajo po qendron ne maje te kulles se TECit dhe kërcënon se do te hidhet poshte e te gjeje vdekjen.
Mesohet se gruaja eshte identifikuar si shtetasja Elona Bregu, 40 vjeçe, dhe thuhet se para 10 vjetësh, edhe bashkëshorti i saj veproi po njësoj, kërcënoi se do të hidhej nga kulla. Bregu eshte pastruese ne Bashkine e Kucoves dhe ajo pretendon se eshte larguar nga puna. Ne nje lidhje ne News 24 bashkeshorti i Elones u shpreh se: “Bashkia e Kuçovës është e korruptuar. Nuk ka shtet këtu. Nuk është hera e parë që ndodh ky problem. Unë jam invalid dhe familja me 2 fëmijë të vegjël mbahet nga pensioni i invaliditetit me 100 mijë lekë.
Unë dua ta fusin gruan në punë ku të jetë mundësia më e mirë. Ata e bëjnë për korrupsion dhe punë lekësh këtë. Këtë ma bënë edhe mua para disa vitesh”. Ndersa nje perfaqesues i Bashkise se Kucoves u shpreh se nuk behet fjale per largim nga puna, por vetem ristrukturim brenda institucionit.
“Zonjës nuk i ka thënë njeri që do ikë nga puna. Do bëhen vetëm disa lëvizje. Ajo duhet të fillonte punë që sot. Nuk ka asnjë pengesë. Ishte vetëm një organizim i brendshëm, asgjë më shumë”, tha perfaqesuesi i Bashkise. Shihni ne video pamjet nga vendi i ngjarjes dhe cfare po ndodh aktualisht.