Pesë ditë nga tërmeti shkatërrimtar me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë, numri i viktimave vazhdon të rritet.
Sipas të dhënave nga mediat ndërkombëtare, deri tani janë konfirmuar 24,218 të vdekur në të dyja shtetet, ndërsa 80 mijë persona janë të plagosur.
Në Turqi janë konfirmuar të vdekur 20,665 persona, ndërsa 3553 të tjerë në Siri.
Ndërkohë, ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi dhe në Siri vazhdojnë punën për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja. 166 mijë persona janë angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nga fatkeqësia natyrore në Turqi e Siri mund të jenë të prekur 23 milionë njerëz.