Politika Rama reagon para nisjes së protestës së opozitës dhe publikon video duke...

Rama reagon para nisjes së protestës së opozitës dhe publikon video duke punuar me një skulpturë

Përpara nisjes së protestës së opozitës, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook ku ka publikuar një video duke punuar me një skulpturë.

Këtë postim, kreu i qeverisë e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Ai momenti kur njëri thotë varja se u pre rruga dhe tjetri thot jo, sapo u hap një rrugë e re”.

Në videon, ndër të tjera dëgjohet kryeministri që po bisedon me një person tjetër për skulpturën që ishte thyer pas pjekjes në furrë.

“Thyerjen e kthejmë në kreativitet. Edhe nga thyerja duhet të ngjitemi më lart”, dëgjohet Rama në video.

Nga video e publikuar, duket se Rama nuk do të jetë në zyrë gjatë protestës, por ndodhet në ambientet e shtëpisë.