Akuzat publike të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për njëri–tjetrin, nuk i tregojnë ata vetëm si kundërshtarë politikë.
Ato shkojnë deri në armiqësi.
Por në takimin e djeshëm në zyrën e Presidentit, Kryeministri dhe Kryetari i opozitës u filmuan të shpenguar, duke u interesuar edhe për të afërmit e njëri – tjetrit.
Para nisjes së takimit formal, ata e kanë pyetur njëri–tjetrin për vëllezërit e tyre, në një bisedë e fiksuar nga kamerat e Televizionit Klan, ku është përfshirë edhe Presidenti Nishani.
Dialogu
Rama: Po vëllai sa vjeç, është më i vogël?
Basha: Katër vjet.
Basha–Nishanit: Ti ke vetëm një vëlla?
Rama: Dy.
Nishani: Kam dy, unë jam i madhi. Unë kam qenë i pari. I dyti ka me mua 20 muaj diferencë.
Rama: Po i treti?
Nishani: Është 6 vjet më i vogël se unë.
Nishani: Iku në emigracion në Itali. Tani meret me biznes.
Ndoshta biseda miqësore ishte sa për të thyer akullin e negociatave të vështira që pasonin shtrëngimin e parë të duarve. Pas saj, ata u shfaqën sërish njësoj para publikut, me akuza politike drejtuar njëri–tjetrit, si përgjegjës të situatës.