Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka takuar kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj për ta uruar për zgjedhjen në krye të këtij institucioni.
Përmes një reagimi në Twitter, ambasadorja Kim thotë se funksionimi i gjykatave me integritet dhe pavarësi tërheq më shumë investime dhe kërkohet për anëtarësimin në BE.
“Sot takova Holta Zaçajn për ta uruar për zgjedhjen në krye të Gjykatës Kushtetuese. SHBA do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi në mënyrë që gjykatat të funksionojnë të pavarura dhe me integritet. Kjo është kërkesë e drejtë e qytetarëve, është e nevojshme për të tërhequr më shumë investime dhe e nevojshme për anëtarësim në BE. I urojmë gjykatëses Zaçaj dhe gjithë gjykatësve të tjerë suksese në përmbushjen e detyrës”, ka shkruar ambasadorja Kim.