Nuk është zyrtare, por kanë mbetur për t’u diskutuar vetëm detajet: Lionel Messi nuk do të rikthehet në Barcelonë dhe as do të mbulohet me dollarët e Arabisë Saudite, por do të luajë në Mls në Amerikë. Argjentinasi ka pranuar ofertën e Inter Miami, ku David Beckham është një nga pronarët.
Messi kishte dëshirë të luante edhe një tjetër vit në Europë, por në mungesë të ofertave të mira iu desh të zgjidhte mes Mls ose Al Hilal, duke zgjedhur në fund ngjyrat amerikane edhe për arsye jashtë futbollit, si mundësia për të jetuar në SHBA dhe për të firmosur marrëveshje të rëndësishme marketingu.