Prokuroria e Tiranës ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Tiranës që ka liruar nga qelia këngëtaren Enca Haxhia, e akuzuar për kultivim kanabisi.
Enca aktualisht është me masë sigurie detyrim paraqitje, pasi gjykata vendosi javën e kaluar që ta lirojë dhe të hetohet në gjendje të lirë.
Por organi i akuzës kërkon rikthimin e saj në qeli.
Këngëtarja Enca u arrestua më 12 shtator pasi në ballkonin e banesës së saj u gjetën vazo me bimë narkotike kanabis.