Bota Biden e quan fitore rezistencën e Ukrainës, Zelensky merr 200 mln dollarë...

Biden e quan fitore rezistencën e Ukrainës, Zelensky merr 200 mln dollarë ndihma

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden priti homologun ukrainas Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, nga ku njoftoi dhe paketën e re të ndihmës 200 milionë dollarë për Kievin.

“Askush nuk duhet të harrojë se të qenit këtu, në këtë situatë, dy vjet më vonë është tashmë një fitore e madhe”, u shpreh Biden.

“Putini ka dështuar të nënshtrojë Ukrainën”, shtoi presidenti amerikan, duke nënvizuar se amerikanët “mund dhe duhet të jenë tepër krenarë” për mbështetjen e dhënë për Kievin.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se në të ardhmen Ukraina duhet të jetë pjesë e aleancës së NATO, por për momentin fokusi duhet të jetë te fitorja e luftës.

Ndërkohë, presidenti Zelensky pasi falënderoi Biden për mbështetjen e vazhdueshme, u shpreh se Ukraina për asnjë moment nuk do të heqë dorë nga sovraniteti i saj.

Në frontin e luftës, Rusia lëshoi dhjetëra raketa në orët e para të mëngjesit në drejtim të Kievit, duke plagosur të paktën 50 persona.

Sipas kryebashkiakut Vitali Klitschko, raketat goditën një godinë civile dhe një spital pedriatik.