Sport Bayern dërgon ‘djajtë e kuq’ në ferr, Manchester United del nga Europa

Bayern dërgon ‘djajtë e kuq’ në ferr, Manchester United del nga Europa

Pas PSV dhe Arsenal, mbrëmjen e kësaj të marte u zbuluan gjashtë skuadra të tjera që shkojnë në fazën e 1/8-ave të Champions League.

Surpriza e këtij edicioni padiskutim është Kopenhagen, me skuadrën daneze që fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Galatasaray-t në takimin e fundit të fazës së grupeve dhe siguroi për herë të dytë në histori, pas edicionit 2010-2011, fazën e 1/8-ave të Champions League.

Kopenhagen fitoi me golin e vetëm që u realizua nga Lerager në minutën e 58’ dhe e mbylli fazën e grupeve, duke u renditur në vend të dytë të Grupit A me tetë pikë. Ndërsa Galatasaray do ta vazhdojë rrugëtimin në fazën e 1/16-ave të Europa League, pasi u rendit në vend të tretë me pesë pikë.

Ndërkohë Bayern Munich fitoi me rezultatin 0-1 në transfertën e Manchester United, duke i nxjerr “Djajtë e Kuq” nga Europa. Goli i vetëm në këtë sfidë u realizua nga Coman në minutën e 71’, duke u dhënë triumfin bavarezëve.

Bayern Munich kualifikohet në 1/8-at e Champions-it si kryesues i Grupit A me 16 pikë, ndërsa Manchester United del nga Europa, pasi e mbylli këtë fazë në vend të fundit me katër pikë.

Napoli fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Braga-s dhe kualifikohet në fazën tjetër të Championsi-t, teksa portugezët do të luajnë në 1/16-at e Europa League.

Napoli e mbyll këtë fazën në vendin e dytë të Grupit C me 10 pikë, teksa Braga në vend të tretë me 4 pikë.

Real Madrid fiton me përmbysje me rezultatin 2-3 në transfertën e Union Berlin dhe kalon në 1/8-at e Championsit si kokë e grupit C me 18 pikë, teksa gjermanët dalin nga Europa, pasi u renditën në vend të katërt me 2 pikë.

Spanjollët patën mundësinë për të zhbllokuar takimin në minutën e 45’, por Modric humbi goditjen nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë në minutën e 45+1’ Volland shënoi për Union Berlin, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.

Reali reagoi me Joselu, i cili realizoi dopietë në minutat 61’ dhe 72’, duke kaluar ekipin e tij në avantazh.

Në minutën e 85’ Kral barazoi për Union Berlin, por Ceballos përmbysi gjithçka në minutën e 89’ dhe vulosi takimin.

Kështu Reali shkon me 18 pikë në fazën e 1/8-ave, teksa Union Berlin del nga Europa, duke u renditur I fundit i Grupit C me 2 pikë.

Inter-Real Sociedad ndahen me barazim pa gola, me të dyja skuadrat që shkojnë në 1/8-at e Champions League me pikë të barabarta, nga 12 pikë secila, por Interi mori vendin e dytë.

Benfica fiton me rezultatin 1-3 në transfertën e Salzburg dhe kualifikohet në 1/16-at e Europa League, pasi renditet në vend të tretë të Grupit D teksa vendasit dalin nga Europa.

Golin e vetëm për Salzburg e realizoi Sucic në minutën e 57’, teksa golat për Benfica-n u shënuan nga Di Maria 32’, Rafa Silva 45+1’ dhe Cabral në minutën e 90+2’.