Aktualitet Kërkuan dhe përfituan ryshfet, arrestohen 2 policë të Komisariatit të Rinasit

Kërkuan dhe përfituan ryshfet, arrestohen 2 policë të Komisariatit të Rinasit

Dy punonjës policie të Komisariatit të Rinasit janë arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për veprën penale të korrupsionit.

Ardit Doçi dhe Endri Beramaj i morën para një udhëtareje që po dilte nga Shqipëria.

Dy punonjësit e policisë mashtruan qytetaren duke mos e lejuar që të udhëtonte drejt BE me pretendimin se i ka mbaruar afati.

Në këmbim të lejimit të udhëtimit, Doçi dhe Beramaj i kërkuan shuma parash.

Efektivët u arrestuan në flagrancë nga AMP-ja, ndërkohë që vijojnë hetimet për të parë nëse ka efektivë të tjerë të përfshirë në këtë skemë korrupsioni.