Akuzat herë pas here të ish kryeministrit Sali Berisha drejtuar Elvis Rroshit, ish kryebashkiakut të Kavajës, kanë bërë që ky i fundit të reagojë duke i kthyer përgjigje.
Së fundmi, përmes mesazhit të një qytetari dixhital, Berisha e akuzon Rroshin se ka përvetësuar parcela prej 25 000 m katror tokë pronë e huaj e sekuestruar nga shteti.
“Njësoj si atëherë kur e gjunjëzova disa herë rresht, sërisht Sali Bisha i tërbuar tashmë vazhdon me sulmon edhe pse unë jam duke ndenjur larg zhvillimeve politike.
Plaku i rrjedhur më akuzon për prona që në fantazinë e tij janë të sekuestruara apo për skandale imagjinare.
Keqardhje për një njeri që nuk ka kufinj, nuk ka logjikë, nuk ka asgjë përveçse facebook-un e tij jofunksional”, shkruan Rroshi në rrjetet sociale.