Dervish Hasi, mjeku 42 vjeçar i “Shefqet Ndroqit”, ka mohuar me forcë në sallën e gjyqit akuzat e ngritura ndaj tij.
“Kurrë në jetën time nuk kam bërë ndonjëherë trafikim, apo pornografi me gruan time. Nëse i kam bërë atëherë jam dakord të qëndroj në burg”, mësohet të jetë shprehur ai gjatë seancës së zhvilluar me dyer te mbyllura.
Përmes avokatit, 42-vjeçari ka pohuar se ka pasur dakordësi edhe nga familja për martesë me 16-vjeçaren dhe se me herët kishte bërë kërkesë në Gjykatën e Tiranës për autorizim për martesë.
Prokuroria e Tiranës e akuzon 42 vjeçarin për “trafikim të të miturve” dhe “pornografi”. Sipas prokurorisë, Hasi ka pasur martesa fetare me tre gra të tjera, me të cilat ka edhe fëmijë, ndërsa prej 2 vitesh kishte një marrëdhënie edhe me 16-vjeçaren.