Zbulohen malet më të larta të planetit. Ndodhen në brendësi të tokës, në një thellësi prej 660 km nën sipërfaqe në një zonë kufitare që ndan mantelin e sipërm nga ai i poshtëm.
Lartësia e tyre është arritur të regjistrohet me anë të teknologjisë duke analizuar ekon e valëve të një tërmeti me magnitudë prej 8.2, që është verifikuar në Bolivi në vitin 1994.
Studimi i kryer nga Universiteti Princeton në bashkëpunim me Institutin e Gjeofizikës së Kinës është publikuar në revistën Science.
Kërkuesit thonë se thellësia e tokës rezulton të jetë shumë e çrregullt në bazë të analizimeve që kanë kryer. Shpërndarja e të gjitha vargmaleve shkëmbore, që ndodhen në thellësi nuk janë uniformë dhe relievet alternohen njësoj edhe si në sipërfaqe.
Studimi që konsiderohet si mjaft interesant do të ndihmojë që të kuptohen më mirë strukturat dhe dinamikat e brendshme të Tokës, por edhe lidhjet mes mantelit të poshtëm e të sipërm, që sëbashku formojnë jo pak, por 84% të volumit të planetit tonë.