Politika Radio Tirana transmeton këngën “Ne jemi komunistë”, revoltohen qytetarët

Radio Tirana transmeton këngën “Ne jemi komunistë”, revoltohen qytetarët

“Ne jemi komunistë” kënga simbol e regjimit diktatorial është transmetuar sot në valët e Radio Tiranës.

Në internet qarkullojnë shumë video të qytetarëve që e kanë dëgjuar atë në radio, ndërkohë që në rrjetet sociale kanë vërshuar komentet e personave të revoltuar për këtë ngjarje.

“Panorama” ka pyetur sot Drejtorin e Përgjithshëm të Radio Televizionit Publik Shqiptar, Thoma Gëllçi për këtë ngjarje.

Gëllçi ka sqaruar se behet fjalë për një gabim të teknikut të Radio Tiranës.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm, tekniku i Radios ka vendosur këngën “Ne jemi komunistë” në listën e këngëve fituese të festivalit.

Teksti i këngës

Me flakë epopeja

Po shkruhej në Tiranë,

Një botë tek agonte

Nga syri i pushkës pamë.

 

Një nuse në barrikada

Vendos një djep fëmije,

Shaminë hoq të na lidhte

Plagët rrënjë lirie.

 

Dhe turravrap mes predhash

I biri e kërkonte,

Por nusja pozicionet

Me djepin tok mbronte.

 

Trimëresha mbante djepin

Dhe foshnja ndiqte nënën,

Që djali të mos vritej

Përpara vinim zëmrën.

 

Ne ishim komunistë,

Shokë të Enverit.

Partia na kaliti,

Besnikë në rrugë të nderit.

 

Ne jemi komunistë,

Shokë të Enverit.

Partia na kaliti,

Besnikë në rrugë të nderit.

 

Në sulme të përgjakura

Me zjarr ku digjej nata

Si monument po ngrihej

Ky djep në barrikada.

 

Nën palët e flamurit

Tiranës mbi bunkere

Një nuse rend përpara

Me krahët hapur n’ere.

 

Trimëresha mbante djepin

Dhe foshnja ndiqte nënën,

Që djali të mos vritej

Përpara vinim zëmrën.

 

Ne ishim komunistë,

Shokë të Enverit.

Partia na kaliti,

Besnikë në rrugë të nderit.

 

Ne jemi komunistë,

Shokë të Enverit.

Partia na kaliti,

Besnikë në rrugë të nderit.

 

Ne jemi komunistë!