Kryesore Ambasadori Soreca pas takimit me Bashën: Ia bëra të qartë qëndrimin e...

Ambasadori Soreca pas takimit me Bashën: Ia bëra të qartë qëndrimin e BE

Një ditë pasi shprehën qëndrime të forta dhe të ashpra kundër vendimit të opozitës për të nisur djegien e mandateve të deputetëve, ku më i rëndi ishte ai i selisë diplomatike të SHBA-së, këtë mëngjes në zyrën e liderit demokrat Lulzim Basha shkuan kryediplomati i Bashkimit Evropian Luigi Soreca dhe ambasadorja e Gjermanisë Susanne Schutz.

Në një prononcim të shkurtër pas takimit, Soreca tha se i bëri të qartë zotit Basha qëndrimin e Bashkimit Europian.

Një porosi pati edhe për protestën e ditës së nesërme të thirrur nga opozita.

“Fola me secilin dhe është mjaft e rëndësishme për të ndarë këto pozicione. BE ka qenë mjaft i qartë, i kemi shpjeguar liderit të PD dhe pozicionin tonë. Është e rëndësishme për të folur dhe diskutuar. Nesër është një ditë e rëndësishme, presim që të mos jetë e dhunshme, procesi demokratik duhet të prevalojë”, tha Soreca.