Aktualitet Dhuna në Pallatin Mbretëror/ Prokuroria kërkon dënim me burg të Princit Leka,...

Dhuna në Pallatin Mbretëror/ Prokuroria kërkon dënim me burg të Princit Leka, Elia Zaharias dhe babait të saj

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar një vit e 6 muaj burg për Princ Lekën dhe kërkon nga Gjykata e Tiranës konvertimin e dënimit në shërbim prove.

Një vit burg kërkoi prokurori Dritan Nushi për Gjergj Zaharinë, babanë e Elia Zaharia, ndërsa për këtë të fundit 6 muaj burg, që të konvertohen në shërbim prove.

Të tre personat te cilët akuzohen për “dhunë në familje”, u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar, ndërkaq seanca e radhës për shpalljen e vendimit u caktua në datë 13 dhjetor.

Vendimi do jepet nga gjyqtarja Migena Laska.

Në seancën e sotme kanë qenë të pranishëm vetëm Elia me babanë, ndërkohë mungonte Princi Leka.