Ky frut i ëmbël përbën një burim të madh vitaminash dhe kripërash minerale. Dardha nuk përmban substanca që shkaktojnë alergji, prandaj rekomandohet si ushqim për foshnjat dhe për personat alergjikë.
Në çështjen e shëndetit edhe dardha do të vendosej krahas mollës dhe portokallit.
Dardha para ngrënies ashtu si molla, nuk duhet qëruar, pasi shumë vitamina ndodhen në lëkurën e saj.
Aftësitë kuruese të dardhës janë:
1- Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.
2- Është mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.
3- Dardha përmban një substancë të quajtur pektinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste diarreje apo kapsllëku.
4- Luan rol në uljen e kolesterinës në gjak.
5- Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në nxjerrjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.
6- Vetitë e saj pastruese ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të kyçeve.
7- Dardha përmban elementin bor, i cili ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga osteoporoza.
8- Dardhat njihen për efektet e tyre pozitive në forcimin e kockave