Dashi
Në sajë të ndikimit të Uranit, Saturnit dhe Plutonit, dita do të jetë e luhatur. Megjithatë do arrini të dominoni ndaj atyre që ju vendosin në vështirësi, duke futur në lojë kartat fituese.
Demi
Dikush prej jush do të ketë një mundësi të mirë, për të plotësuar diçka që dëshiron. Mos kërkoni ndihmën e personave që nuk bëjnë gjë tjetër veçse duan shkëmbim nderesh. Mundohuni që njerëz të tillë t’i injoroni plotësisht.
Binjakët
Dita mund të mos nisë sipas pritshmërive që keni, por mos u druani, pasi situata do ndryshojë shpejt. Organizohuni në mënyrë që të kaloni një ditë të qetë, në shoqërinë e një njeriu special. Hëna ju këshillon që të ndryshoni disi look- un.
Gaforrja
Një turbullirë e madhe e yjeve, mund t’iu përballë me të papritura me miqtë tuaj. Gjatë kësaj dite do të merrni një mesazh për të ardhmen, qoftë nga një person apo nga një situatë e caktuar. Mos e neglizhoni.
Luani
Do të jetë ndikimi i Hënës ai i cili do të luajë rol në vështirësitë e ditës. Do të ndesheni në probleme të vogla dhe të bezdisshme, të cilat do bëjnë që të humbni sensin e reflektimit. Zgjidhjet do i keni në dorën tuaj, vetëm se do e keni të vështirë që t’i shikoni. Ata që janë vetëm do kenë ftesa të shumta për takime sot.
Virgjëresha
Kjo është shenja më e favorizuar e ditës në atë pikë, sa që yjet ju këshillojnë të mos planifikoni asgjë, pasi gjërat do të rrjedhin vetë. Lëreni që të jetë dita, ajo që do japë direktivat dhe ju vetëm ndiqini dhe do të shihni se dita do të kalojë ndryshe nga e zakonshmja. Fat edhe me financat.
Peshorja
Ndiqni rrugën tuaj, pa kthyer kokën mbas. Disa nga të lindurit e kësaj shenje do të kenë disa probleme, origjinën e të cilave nuk do e kuptojnë dot. Megjithatë këshillohet që ta merrni ditën pozitivisht dhe të visheni me ngjyra. Beqarët do kenë takime interesante të cilat mund t’i sjellin edhe ndryshime serioze.
Akrepi
Do të keni të bëni me njerëz, me të cilët nuk bini shumë dakord. Edhe fusha e ndjenjave do të jetë e çrregullt. Angazhohuni që të ekuilibroni situatat. Duhet të vendosni pikat mbi i dhe të jeni të vendosur në hapat që ndërmerrni. Financat do vijnë duke u përmirësuar.
Shigjetari
Ndoshta jo i gjithë faji është i atyre që ju keni pranë, ndaj bëni kujdes me gjaknxehtësinë. Do e gjeni veten të ekspozuar ndaj problemeve në këtë të premte, pa ditur të shpjegoni arsyen. Gjithsesi këshillohet që gjithçka t’ia lini në dorë kohës, ajo do ju vijë në ndihmë.
Bricjapi
Kjo ditë do jetë jashtë të zakonshmes. Gjithçka do të nisë me një lajm që do të merrni në mëngjes. Një person i hareshëm do të bëjë që ju të kaloni nga një situatë e rrezikshme në një tjetër të favorshme. Mundësi të tilla nuk duhet t’i lini t’ju ikin nga duart lehtë.
Ujori
Prioritet i momentit është që të sillni gjithçka rrotull një fakti që ka shumë rëndësi për ju. Për të mos bërë gabime të cilat mund të kenë pasoja, mundohuni të organizoheni në mënyrë selektive. Edhe këshillat e miqve apo njeriut të zemrës nuk do ju bënin dëm.
Peshqit
Një ndjenjë e veçantë do të lindë tek ju, e cila do të kërkojë që të mbani një qëndrim. Horoskopi i kësaj të premte kërkon që vendimet e rëndësishme të merren menjëherë dhe të mos i shtyni. Sa më pas dore t’i lini gjërat, aq më shumë do jeni ju të humburit.